Kategoria e Parë nuk njeh pushime dhe “ha koka trajnerësh”! Apolonia e mbyll me Klevis Dalipin, kishte marrë 4 pikë në 3 javë

0

Kategoria e Parë duket se “ha koka trajnerësh” edhe në momente që duhet të ishin pushimi apo për të marrë sadopak qetësi pas nisjes së kampionatit. Kjo pasi këtë herë i lihet kryefjala Kombëtareve, ndërsa skuadrat duhet të vazhdojnë përgatitjen që të jenë gati kur të rikthehen në garën e tyre.

Këtë herë është Klevis Dalipi që ndan rrugët me Apoloninë. Trajneri ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Projekt i papërfunduar. Një falenderim për impenjimin dhe seriozitetin e treguar nga ju djema. Suksese, jeni më të mirët”, shkruan Dalipi pas tre javëve ku mori 4 pikë, një fitore, një barazim dhe një humbje. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.