Si Inaki Williams theu zemrën e fëmijës me sindromën Down, flet babai: Tani idhulli i djalit tim është…Myrto Uzuni

Të kesh një hero dhe të përfundosh në një të ri. Kjo është historia e një fëmije 14-vjeçar me sindromën Down. Teksa kishte shkuar në stadium për të parë ekipin e zemrës së bashku me babain e tij, kishte vend edhe për një pankartë.

Lojtarit të Atletiko Bilbaos, Inaki Williams i kërkohej fanella, ndërsa familjarët folën me të gjatë ndeshjes ku morën edhe premtimin e lojtarit se në fundin e takimit, do t’i jepte fanellën. Por kur ndeshja përfundoi, askush nuk erdhi. Kjo theu zemrën e fëmijës dhe në atë moment është shfaqur Myrto Uzuni.

Teksa po ecte në fushë për të festuar fitoren, lojtarit shqiptar i bën përshtypje djaloshi dhe shkon për t’i dhuruar fanellën dhe një përqafim. Familjarët janë lumturuar më tepër se djali dhe janë shprehur në mediat spanjolle se tanimë idhulli i ri quhet Myrto Uzuni dhe jo më…Inaki Ëilliams. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *