E bujshme/ Nga Marca te prestigjozet italiane, mbeten pa fjalë: Funksionari i Qeverisë Shqiptare vodhi shtëpinë e Benzema, po luante El Clasico ndaj Barcelonës

Një imazh tërësisht negativ është lënë nga Shqipëria në mediat prestigjoze europiane. Këtë herë edhe në ato sportive, pasi shënjestra ka qenë Karim Benzema. “Marca”, “Tuttomercatoweb” dhe media të tjera të njohura kanë mbetur pa fjalë pasi zbuluan personin që akuzohet si grabitësi i shtëpisë së Karim Benzema.

Sipas tyre bëhet fjalë për një zyrtar të lartë në qeverinë shqiptare që punonte si drejtor i ndërrmarjes publike të ujësjellësit në Kurbin. Prodani është arrestuar në Shqipëri dhe fajësohet për grabitjen e shtëpisë së Benzema. Shumë shpejt pritet të vijë ekstradimi i tij në Spanjë, ku do të jepet edhe gjykimi i plotë.

Por për çfarë bëhet fjalë realisht? Në 27 shkurt të 2019, teksa po luhej El Clasico në Santiago Bernabeu mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, Benzema është rikthyer në shtëpi dhe zbuloi se e kishin grabitur. Sipas mediave spanjolle i dyshuari kryesor për këtë grabitje është Prodani që ka pasur edhe ndihmës në këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjithashtu akuzat janë edhe për 40 grabitje të tjera në Spanjë që kanë ndodhur nga viti 2013. Por spanjollët janë tronditur nga informacioni dhe nuk e prisnin që autori i kësaj vepre të kishte një post të tillë të lartë në një shtet të huaj. “El Periodico” zbulon se provat ndaj Alfred Prodanit janë bindëse dhe nuk ka asnjë mundësi për gabim, pavarësisht se vetë personi në fjalë mohon gjithçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online