“Si do festoni kur numërohen njerëz që ndërrojnë jetë?”/ Rinisja e kampionatit në Seria A, revoltohen tifozët  e Lecces

Që prej të hënës skuadrat në Itali kanë nisur stërvitjen në ambjetet sportive pas afro 60 ditë pezullim të kampionatit. Autoritetet italiane kanë vendosur  që gjatë kësaj periudhe të ketë një monitoorim të rasteve me Covid-19. Nëse në dy javët në vazhdim kurba e të infektuarve do të ulet dhe do të reduktohet numri i vdekjeve, atëherë futbolli italian do të hidhet në fushë. Një lajm që veç drejtuesve të skuadrave e presin më së shumti tifozët.

Por ka dhe nga ata që duan të mbyllet kampionati e mos të riskohet me hapjen e stadiumeve. Së fundmi tifozët e Lecce ka shprehur një mendim kundër rinisjen e kampionatit. Revoltimi i tifozëve lidhet me faktin se në Itali vijon të ketë ende viktima nga koronavirusi. Në një banderolë të hapur në shkallët e stadiumit të tyre tifozët shkruajnë: “Si mund të festoni një gol me ngazëllim kur ende numërohen arkivole?” Një shqetësim real në fakt për situatën ku ndodhet Italia ndonëse autoritetet shëndetësore kanë gjykuar se nga fundi i këtij muaj mund të flitet edhe për futboll./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online