Shumë për Donarumën dhe pak për Milanin, Raiola kërkon klauzolën qesharake për portierin e kuqezinjve

Donaruma dhe Milani ende nuk kanë arritur në një akord për sa i përket rinovimit të kontratës. Në qershor të vitit të ardhshëm portieri kuqezi mund të largohet si një lojtar i lirë, megjithëse drejtuesit e klubit italian janë në bisedime me Raiolën për të zgjatur bashkëpunimin. Por nga këto negociata menaxheri i gardianit 21-vjeçar kërkon shumë për Donarumën dhe pak për Milanin.

Lojtari aktualisht merr një pagë prej 6 milionë eurosh, e cila duket e ulët për të. Raiola ka kërkuar një rritje të rrogës, ndërsa “djajtë” e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të shkojnë deri në 7-8 milionë euro. Por ajo që duket më qesharake në këtë mes është klauzola mbi prishjen e kontratës në rast rinovimi. Menaxheri i njohur po ngulmon për një shifër sa më të vogël, ku “Corriere della Sera” zbulon se maksimumi të variojë në 30 milionë euro.

Një gjë e tillë do e bënte më të lehtë largimin e Xhixhi Donarumës. Milani është ende në hapa rindërtimi dhe portieri italian pret të shohë nëse “djajtë” do të rilindin sërish. Në të kundërt një klauzolë e ulët do ishte çelësi i duhur për të braktisur projektin dhe për të vazhduar karrierën diku tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online