Shumë mungesa te bardhezinjtë, Juventusi luan finalen ndaj Napolit

Juventusi do të luajë ditën e sotme finalen e Superkupës ndaj Napolit, por skuadra bardhezi shkon e “gjymtuar” në këtë sfidë. Trajneri Andrea Pirlo është shprehur ditën e sotme se mbrojtësi turk Demiral ka pësuar një dëmtim muskular dhe do të mungojë ditën e nesërme. Me mungesat e Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado dhe Alex Sandro, tashmë skuadra e Juventusit ngelet më vetëm dy mbrojtës.

Gjithashtu edhe mesfushori Dybala është i dëmtuar, duke e bërë ndeshjen ndaj Napolit mjaft të vështirë për tu fituar. Më poshtë keni dhe skuadrën e grumbulluar nga trajneri Pirlo për përballjen e 20 Janarit.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Napolin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, Danilo, Bonucci, Di Pardo, Dragusin, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Ranocchia; Cristiano Ronaldo, Morata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online