Do t’i lehtësonte punën edhe Muriqit, Interi kërkon sulmuesin e Lacios

Edhe pse Lazio e ka bërë të qartë se sulmuesi nga Ekuadori, Caicedo nuk është në merkato, Interi dhe Fiorentina nuk heqin dorë për blerjen e tij. Veçanërisht zikaltërit, të cilët po mendojnë për shitjen e Eriksen dhe paratë e fituara prej tij t’i transferojnë në sulmuesi ne Lazios. Pavarësisht dëshirës së drejtuesëve të Lazios, ata mund të heqin dorë nga 32 vjeçari për një shifër prej 10 milionë eurosh.

Gjithashtu gazetat italiane hedhin thashethemet se Igli Tare, i cili është drejtuesi sportiv i skuadrës së Lazios, nuk është kundër këtij transferimi pasi dëshiron të sjellë në Romë, lojtarin e Arsenalit, Torreira. Edhe pse 24 vjeçari shihet shumë pranë Atletiko Madridit, Igli Tare nuk ka hequr dore prej tij duke i ofruar vendin e titullarit të padiskutueshëm tek skuadra e drejtuar nga Inzagi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online