“Do të doja vetëm që të luanim bukur”! Manaj zbulon shtysën për lojtarët e Shqipërisë: Do të ketë shumë skautë të Premier League

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Anglisë në Wembley. E gjithë vëmendja është te kjo përballje për të konfirmuar edhe njëherë tjetër rritjen e kuqezinjëve, që përballë tyre gjejnë “tre luanët”. Në një intervistë për “Breaking”, gazetari që ndodhet në Londër, Arben Manaj, ka zbuluar se shumë skautë të Premier League do të jenë në Wembley dhe lojtarët e Shqipërisë duhet ta shfrytëzojnë rastin.

“Një ndeshje e vështirë do të jetë për Shqipërinë dhe nuk kam pritshmëri për rezultat pozitiv pasi Anglisë i duhet me patjetër kjo fitore. Thjesht do të doja që Shqipëria të luante bukur dhe pse kam bindjen se ne luajmë më mirë jashtë. Do të jetë një shtysë që do të luhet në një impiant kaq të madh, me 90.000 tifozë. Do të jenë 4000 bileta për shqiptarët, por do të ketë më shumë që do të jenë shpërndarë te ata anglez.

Do të jemi të zhurmshëm dhe të shumtë. Lojtarët tanë duhet të luajnë bukur pasi do të ketë shumë skautë nga Premier League dhe Championship, kanë mundësinë që t’i tërheqin vëmendjen. Këtu kanë shtuar masat për sigurinë, mua më duket budallallëk pasi janë nisur nga përplasjet me tifozët hungarez dhe ata polak. Tifozët shqiptarë nuk kanë pasur kurrë probleme me huliganizmin dhe e kanë kthyer gjithmonë në festë”, tha Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online