Shuhen shpresat për Eros Grezdën, rikthimi vonon

Eros Grezda vijon të ketë probleme me kyçin e këmbës. Ishte parashikuar të ishte gati për ndeshjet e turit të dytë (26 korrik-2 gusht) në Europa League, por për anësorin e kombëtares koha e rikuperimit do të zgjatë edhe më shumë. Futbollisti 23-vjeçar humbi fazën përgatitore dhe duket se vetëm nëse kalohet në fazën e grupeve mund të aktivizohet në Europë me kroatët.

Lajmet e fundit që vijnë nga Kroaci janë që Grezda do të duhet edhe rreth një muaj të nisë përgatitjet, çka do të thotë se do të jetë i gatshëm për Osijek vetëm për sezonin e ri futbollistik. Gjakovari është një mungesë e rëndësishme për kroatët, por edhe në aspektin personal është një minus ky qëndrim jashtë fushave të blerta, pasi kishte mundësinë të luante në kualifikueset e Europa League dhe të shitej në një kampionat më të fortë.

Gjithsesi cilësitë e tij dihen dhe janë disa klubet që e duan, por Osijek do 2-3 milionë euro për kartonin e tij. Grezda pritet që të jetë gati për ndeshjet e Shqipërisë në muajin shtator. Kuqezinjtë përballen me Izraelin dhe Skocinë më 7 dhe 10 shtator. E para luhet në shtëpi, kurse tjetra në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online