Klubi i Arsenalit ka njoftuar se takimi i Ligës së Evropës mes “Topçinjve” dhe Këlnit është shtyrë me një orë për arsye sigurie.
Dita ka qenë e ngarkuar në Londër me praninë e mbi 20 mijë tifozëve të Këlnit nëpër rrugët e kryeqytetit britanik. Përtej rrëmujave, sjellja e tyre dhe zhurma e madhe kanë bërë që UEFA dhe klubi i Arsenalit të lajmërojnë shtyrjen me një orë të fillimit të takimit!
Ndeshja ishte parashikuar të fillonte në orën 21:05, por është shtyrë me 60 minuta të tjera.