Nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri ditën e sotme në lidhje me Ndriçim Shtubinën, i cili dje lajmëroi divorcin me Vllazninë dhe sot ka shpjeguar edhe arsyet. Vllaznia nuk ka reaguar fare, as me ndonjë deklaratë në media, apo postim në faqen e vet zyrtare, ndaj duket se e ka pranuar largimin e kapitenit.
Ndërkaq, “Rozafa TV” raporton se sot administratori Gjyrezi është takuar me mesfushorin Gilman Lika, të cilit i ka bërë ofertën për t’u kthyer te Vllaznia.
Anësori i majtë, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur te Tirana, mund të kthehet në Shkodër ndoshta edhe për të qëndruar në sezonet e fundit të karrierës, duke qenë se Shkodra është shtëpia e tij.