Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin e Polonisë, ylli i mesfushës lë stërvitjen përpara kohe

Telashet nuk kanë të sosur në kampin polak. Dhimbjet e kokës sa vijnë e shtohen për trajnerin Santos, që përpos konflikteve brenda grupit, tashmë duhet të përballet edhe me dëmtimet e lojtarëve. Pas Sheznit, edhe Zielinski ka shqetësuar kreun e pankins së Polonisë. Mediat polake bëjnë me dije se ylli mesfushës u largua më herët nga stërvitja.

Seanca e sotme stërvitore për Kombëtaren polake zgjati një orë e gjysmë, por Zielinski zhvilloi vetëm gjysmën e saj. Mediat kanë bërë me dije se lojtari 29-vjeçar mund të ketë pësuar një dëmtim, por në kampin polak justifikojnë largimin e tij më herët me faktin se po përpiqen ta ruajnë nga problemet që mund t’i shfaqen nga terreni i qendrës stërvitore i Legias së Varshavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online