Shteti, i gjithi në këmbë për kokën e Dukës

Nga Gijotina

Futbolli gjendet në prag reanimacioni dhe praktikisht në vdekje klinike. Erion Veliaj do asgjësimin kategorik institucional të Armand Dukës, prej 20 vitesh në drejtim. E do dhe për këtë ka vënë kolateral autoritetin e tij dhe të Bashkisë në këtë luftë të egër për të goditur muret e një fortese që sipas tij gëlojnë me llum e pastrim parash!

Pas shurrës në tentativë, pas një audiopërgjimi, Veliaj shton dozën e atakut të drejtpërdrejtë: Ai s’ka shpëtim! Të gjithë do shkojnë në burg. Veliaj kërcënon, pa folur ende drejtësia! Shteti është i gjithi në këmbë për të kafshuar atë që deri më sot Veliaj e quajti një ishull, ku sistemi rrinte larg!

Duka në një mënyrë apo tjetër e fitoi betejën e parë me votën, e cila më pas u konvertua në padi penale. Kryebashkiaku Veliaj e quan betejën e jetës, atë për të nxjerrë jashtë loje dhe të çojë në pensionin e drejtësisë, Armand Dukën. Ky i fundit vazhdon të heshtë. Tritoli elektoral i është afruar prej javësh, por Duka vijon ende të mos flasë, paçka se brenda tij po akumulon dhe po konstaton. Këtë radhë në “gjuhën e trupit” të tij lexohet të thotë: Më duhet ndoshta të përballem me pushtetin që ka ulur në gjunjë gjithkënd!

Këtë radhë pushteti është egërsuar! Kryeministri nuk shprehet e megjithatë, një sinjal e dha duke përbuzur audio-përgjimin dhe feedbackun e tij në opinionin shqiptar. Erion Veliaj nuk shikon me asnjë barrierë, qofte edhe fetare, siç edhe është shprehur në komunikimin mes burrave. Tashmë Veliaj artikulon qartë: Do shkojnë në burg! Flet me gjuhën e SPAK, apo me gjuhën e atij lart tij, është tjetër ekuacion, por doza e helmit të akumuluar është gati për shpërthim:

Kryebashkiaku në pozitat e një Agamemnoni epik kërkon që shigjeta finale të ngulet vetëm te Armand Duka. E kam kundërshtar thotë, jo armik. Në fakt tashmë e ka thjesht dhe vetëm një target: TA ASGJESOJË DHE TA ZHBËJË! Ndryshe do zhbëjë vetveten…

Duka ende pret. S’po flet. Thjesht po akumulon. Tritoli në portën e banesës së tij, ishte boll dhe menjëherë në UEFA janë vënë në lëvizje. Agjencitë Ligjzbatuese ndaluan personin, por mesazhi është tjetërkund. Para tritolit, ishin tatimorët, para tatimorëve ishte retorika verbale. Duka i sportit s’po flet, ndërsa Goni i politikës qëllon larg dhe me revoltë të drejtpërdrejtë. Tashmë familja Duka e ka kuptuar që përballë ka: Ish-basketbollistin!

Kryebashkiaku po luan fort. Gdhin e ngrys me një target: Armand Duka është beteja ime! Ai në futboll, ose unë në politikë! Nuk e ka artikuluar tamam kështu, por deduksioni logjik i nervit asgjësues të tij është ky mision.

Para 4 vitesh kandidonte i ndjeri Bashkim Fino, por agresiviteti nuk ishte në këtë format. Para 4 vitesh kishte mbase më shumë pigment juridik për drejtësinë, e megjithatë, Veliaj nuk u egërsua kaq shumë. I fali 4 vite, por këtë radhë s’ka më aministi, sepse mesazhi është i qartë: Largoni Dukën, me çdo kosto, me çdo çmim, me çdo mënyrë, rrethanë, mundësi, poshtërsi apo cinizëm!

Zgjedhjet e Tiranës provokuan një tjetër dalje publike të kandidatit të shumëpërfolur, ish-komentatorit Dritan Shakohoxha, pjese e skuadrës speciale Delta për rrëzimin e establishmentit! Shako u rishfaq ashpër. Godiste rëndë hapin e parë të sistemit manipulator spektakolar në FSHF, siç e quajti ai.

Pas shumë dekadash, Shako kafshoi fort! E megjithatë, brenda vetes e ka një dilemë: Në këtë betejë kundër padrinos, do e mbështesin deri në fund? Apo thjesht në këtë situatë, beteja kërkon shumë ushtarë. Shako do presidencën e futbollit. Është e drejtë e tij! Ka muaj që punon fort për këtë. Për këtë finalizim po investohet i tërë shteti, por realisht për të??? Dilemë e madhe!

UEFA e FIFA janë vënë në lëvizje. Pritet të zbarkojnë në Tiranë për të mbrojtur mëvetësinë institucionale të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv.

Por, dy njerëz ende nuk po shprehen deri tani me fjalë: Armand Duka dhe Edi Rama. Në mes është Veliaj, njeriu që ka marre përsipër të rrezojë establishmentin 20-vjeçar, që ai e quan produkt të pastrimit të parave. Tashmë kallëzimet janë në Prokurori dhe drejtësia po shfleton. Në anën tjetër, valvulat e pushtetit kanë shtuar ulje-ngritjet. Kryeministri flet me heshtje, Duka dëgjon po me heshtje. Opozita mbështet kauzën agresive me gjumë e injorim. Hall ka më shumë Berishën se sa Ramën. Enkelejd Alibeaj është aty, anëtar Komiteti, por ende hesht. Futbolli po bëhet gati për reanimacion. 2 marsi është sa larg dhe afër! Duka do t’i shkojë deri në fund, por dhe Lali deri në fund, një luftë që ai është përbetuar ta finalizojë me suksesin e egër të shprehur e faktuar. Beteja ka plasur. Ka nisur të mbajë erë! Është çështje prinicipi tashmë, sedre, dhe personaliteti. O unë, o ti! Po futbolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online