“Shtetësia greke? Nuk doja ta merrja“, Tare: Realizova ëndrrën të luaja në Serie A, Italia është vendim më i dashur i shqiptarëve

Sot 30 vite me parë anija Vlora do të zbarkonte në brigjet e Italisë me plot 20 mijë shqiptarë me vete. Disa prej tyre gjetën rrugën e tyre në jetë dhe ia dolën të kthehen në persona që kanë dhënë një kontribut të madh përtej Adriatikut. “RAI 3” ka zhvilluar një reportazh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa ndër të intervistuarit ishte edhe Igli Tare.

Drejtori sportiv i Lacios rrëfen fëmijërinë e tij dhe ëndrrën me të cilën është rritur, që në fund ia doli ta bënte realitet. Tare vlerëson së tepërmi shtetin italian, të cilin e quan edhe si më të dashurin për të gjithë popullin shqiptar, duke qenë se në të shkuarën janë rritur me kulturën që vinte përtej Adriatikut.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Vlorë, ??kam kujtime të mrekullueshme. Prej aty lindi ëndrra ime për të luajtur në ligën italiane. Isha në gjendje ta realizoja me kënaqësi të madhe. Shtetësia greke? Në fillim nuk doja ta merrja, por në rininë time forca për të provuar diçka të re përfaqësonte një aventurë për të gjithë njerëzit tanë.

Jam i lumtur për atë që kam ëndërruar gjithmonë si fëmijë. Është një kënaqësi e madhe. Ëndrra e 20,000 njerëzve për të kërkuar diçka më të mirë në Itali është diçka që na lidh shumë me popullin italian. Është shteti më i dashur, në sheshet shqiptare gjatë Kampionatit Evropian ishte plot me njerëz që brohorisnin për Italinë. Ne u rritëm së bashku me televizionin dhe gjuhën italiane. Ka qenë gjithmonë një ëndërr ta përjetosh atë nga dora e parë”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *