Nuk diskutohet më për Udinezen, Broja do të huazohet te ekipi anglez ku ka dalë Sadio Mane dhe Gareth Bale

Ardhja e Romelu Lukakut në Londër duket se e bën të sigurt kalimin në huazim të Armando Brojës. Udineze ishte ekipi i parëq që shfaqi hapur interesimin për sulmuesin shqiptar, por tashmë në Angli nuk diskutohet më për bardhezinjtë. Chelsea e ka në planet e së ardhmes talentin 19-vjeçar, prandaj mendon ta përshtasë që tani me Premier League-n.

Në Londër kanë nisur të qarkullojnë zëra se sezoni i ardhshëm do e gjejë Brojën me fanellën e Southampton. Ky klub ka prodhuar gjithmonë lojtarë cilësorë, të cilët e kanë përdorur si trampolinë për të bërë hapin e madh në skuadrat më të njohura të elitës angleze. Mjafton të përmendet fakti se Sadio Mane, Van Dijk, Gareth Bale, Shaw, Walcot e shumë futbollistë të tjerë kanë qenë pjesë e Southampton përpara se të sigurojnë një kontrëtë me gjigantët e Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online