Shtërngimi i duarve që u kthye në një sherr, Tuchel sqaron arsyen: Kur shtërngon duart e shikon tjetrin në sy, Conte mendonte ndryshe

Ndeshja mes Chelsea-t dhe Tottenham-it është mbyllur mes tensionit. Duhej të ishte vetëm një shtërngim duarsh mes Tuchel-it dhe Conte-s, por që në fund u kthye në një sherr të vërtetë mes tyre. Megjithatë duket se nervat janë shfrehur të gjitha dhe arsyeja është rikthyer. Të paktën ështu dallohet nga fjalët e Tuchel-it.

Trajneri gjerman ka folur ne intervistën pas ndeshjes për incidentin e ndodhur, duke e krahasuar me dy futbollistë që grinden në fushë, por kur dalin jashtë saj gjithçka vazhdon normalisht. Ndërkohë sa i përket arsyes përse e gjitha nisi, Tuchel tregon se dëshironte një shikim në sy gjatë shtërngimit të duarve.

“Mendova se kur shtërngojmë duart, e shikojmë njëri-tjetrin në sy. Ai kishte një mendim tjetër tjetër. Unë thjesht e krahasoj me dy lojtarë që kanë pak grindje në fushë dhe asgjë nuk ndodh dhe askush nuk u lëndua. Është futbolli i Premier League-s dhe të dy ne trajnerët po lu.ftonim për ekipet tona. Kjo është, asgjë e keqe. Sot ishte pjesë e lojës”, ka deklaruar Tomas Tuchel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *