Shqiptarët stërviten veçmas te Maqedonia e Veriut, mbështesin Enis Bardhin para Europianit

Maqedonia e Veriut është duke vazhduar përgatitjet për Europianin që do të nisi në datën 11 qershor, teksa fillimisht do të ndeshen me Slloveninë në miqësoren e parë që do të luhet në Shkup. Në stërvitje duket se lojtarët shqiptarë janë ndarë në një grup më vete duke qenë në harmoninë e duhur së bashku për të shijuar përgatitjet më të bukura në karrierën e tyre, pasi do të jenë pjesë e Europianit për herë të parë.

Alioski, Musliu, Bejtullai dhe Hasani kanë dërguar gjithashtu edhe një mesazh mbështetës për Enis Bardhin. Ky i fundit është i karantinuar në “Hilton Hotel” pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Alarmi i madh është ngritur te Maqedonia e Veriut duke ditur rëndësinë e lojtarit, por shpresat janë të mëdha që futbollisti të kalojë gjithçka dhe të niset për Bukuresht në datën 8 qershor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online