Kampionatit të Maqedonisë së Veriut i ka mbetur vetëm një raund për të ulur perden për këtë sezon. Në javën e fundit do të luhet vetëm për të respektuar garën, pasi titulli kampion, vendet e europës dhe llogaritë e mbijetesës janë mbyllur.
Në skuadrën kampione të Shkëndijës ndodhet një emër i njohur për të gjithë ndjekësit e Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për Gledi Micin, i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer,diçka kjo që mbështetet dhe nga statistikat.
Platforma e të dhënave “WYscout”, e vendos mëngjarashin në krye të listës së asisteve në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me gjashtë të tillë në 33 ndeshje. Mici ndan “podiumin” e asisteve me dy shqiptarë të tjerë, Argjent Gafurin dhe Bashkim Veliun, të dy lojtarët e Renovës kanë regjistruar gjithashtu 6 asistime.