“Shqiptarët janë si afrikanët”, Egbo del nga kornizat e futbollit: Më pëlqejnë shumë fasulet dhe tasqebapi

Prej 20 vitesh në Tiranë dhe Shqipëria është bërë shtëpia e re e Emanuel Egbo. Ish-portieri nigerian ka zhvilluar në kampionatin shqiptar karrierën e tij si futbollist, ndërsa tashmë ka nisur një tjetër etapë, atë të trajnerit, që e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. I ftuar në emisionin “Fit Station” në “News 24”, kreu i pankinës së Tiranës ka dalë jashtë kornizave të futbollit, duke dhënë një rrëfim ndryshe të jetës së tij. Nga ngjashmëria e shqiptarëve me nigerianët, te ushqimi i preferuar dhe martesa, Egbo i zbulon të gjitha.

“Kam gjithë jetën që merrem me futboll dhe do ishte mirë të ndryshonim njëherë temën. Unë kam qenë në Egjipt, kam ikur nga Nigeria në 1998 dhe qëndrova në Egjipt deri në 2001. Kam 20 vite këtu. Nëse nuk do isha pritur mirë, nuk do isha në Shqipëri tani. Shqiptarët janë zemërgjerë, si në Afrikë. Ka njerëz të varfër dhe të pasur. Është një jetesë miks, kështu që ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij. Si sportist, nuk na lejohet të hamë byrek. Tasqebapi me pilafin më pëlqen shumë, fasulet po ashtu, janë gjëra që i kam konsumuar edhe në Nigeri.

Kam dy motra në Nigeri, një vëlla në Gjermani, prindërit nuk jetojnë më. Unë shkoj kur kam kohë, njëherë në vit ose dy herë. Kultura shqiptare është si ajo nigeriane. Në Shqipëri kam bërë edhe dasmën time. Në dasmë kishim 3 kultura të ndryshme. Ishte një dasmë shumë e mirë. Me bashkëshorten jam takuar në kishë në fillim, pasi jam besimtar dhe shkoj shpesh. Filipinezët dhe nigerianët janë katolikë, ajo e frekuenton kishën dhe aty jemi njohur. Për fëmijën po presim ende, është Zoti që e jep fëmijën.

Nuk kam shumë kohë në dispozicion, për të bërë shumë gjëra. Jam i angazhuar shumë me stërvitjen. Çdo ditë bëj programin për skuadrën, kur kam kohë të lirë, dal për kafe me miqtë e mi. Një trajner duhet të ketë preferenca për të gjithë lojtarët që ka në ekip, nuk është një lojtar që ta fiton ndeshjen, por grupi.”, ka thënë Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online