Po bën jehonë me golat e tij, klubet e Serie A kthejnë sytë nga Mirlind Daku

Mirlind Daku është padyshim sulmuesi i momentit. 14 gola të shënuar në vetëm 7 ndeshje janë shifra të frikshme që kanë bërë jehonë jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Europë. Ky shpërthim duket se menjëherë ka nisur të japë rezultatet e veta, teksa klubet e Serie A kanë filluar të kthejnë sytë nga sulmuesi 22-vjeçar.

Sipas “Zëri.info”, ish-lojtari i Kukësit po mbahet nën vëzhgim nga skuadra e Lacios dhe Torino. Të dy ekipet e njohura italiane kanë vendosur të ndjekin ecurinë që do të ketë Daku këtë sezon për të ardhur më pas me një ofertë zyrtare. Megjithatë synimi është që fillimisht të dërgohet në huazim në ekipe të tjera më të vogla në Itali në mënyrë që të fitojë eksperiencën e duhur dhe të jetë gati për të mbajtur veshur një fanellë me peshë më të madhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online