“Shqiptarët janë shumë mbrapa”! Brdariç “lëshohet pa frena” për Vllazninë në Gjermani: Stërvitemi në pyll, kur nuk vijnë rrogat i marr për darkë lojtarët….

Thomas Brdariç është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2020-2021 nga ana e “RTSH”, në ceremoninë që ka organizuar në bashkëpunim me FSHF. Por në fakt trajneri gjerman nuk ka shumë mbresa të mira nga Shqipëria dhe në mediat gjermane, është “lëshuar pa frena” për problematikat dhe hallet që ka në Superiore.

Në kryeqendër të vëmendjes është fusha stërvitore që ka kërkuar disa herë edhe në konferencat që zhvillohen në vendin tonë, por në intervistën e dhënë për “Deutsche Presse-Agantur”, janë shtuar notat dramatike.

“Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitore. Nëse sjell një ekip nga askundi dhe e dërgon në Europë, sigurisht që ndihem krenar. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë. Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur që është ky vend. Por ne nuk jemi një vend profesional. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore. Kemi stadiumin e Vllaznisë që i përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë në fshatra. Për mendimin tim, duhet bërë shumë nga pak.

Gjithashtu duhet të kem kujdes që lojtarët e huaj të mos përdorin pjesën e fushës si justifikim nëse paraqiten keq në ndeshje. Ne e filluam nga e para dhe tani kemi ndërtuar një ekip konkurrues. Ka raste kur rrogat nuk vijnë dhe kjo është arsyeja se përse i ftoj lojtarët për darkë”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online