Shqiptarët e Danimarkës nuk njohin humbje!

Partizani u nxitua duke i dhënë duart, por Adolfo Sormani, trajneri italian, pas aventurës së shkurtër në Kinë, po merr revanshin e tij tashmë në Skandinavi, aty ku si një “viking” i vërtetë po na bën një nder ne shqiptarëve, duke rritur edhe më shumë dhe përmirësuar dy futbollistë që janë e ardhmja dhe, pse jo, e tashmja…

Po flasim për Vejlen dhe dyshen e mesfushës Ylber Ramadani dhe Arbnor Mucolli, që edhe sot kanë qenë një digë në mesfushën e skuadrës daneze, në javën e tretë të kampionatit, teksa kanë barazuar përballë Arhusit, pasi miqtë kaluan në avantazh në minutën e 56-të, por u barazuan me penalltinë e Sousas.

Mucolli mori edhe një të verdhë. Ndërkohë, Vejle ka një fitore dhe dy barazime në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *