Laci ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të Conference League. Ekipi kurbinas fitoi ndaj Iskras në transfertë me shifrat 1-0. Goli i Mazrekaj me mrekullinë e ofruar nga goditja e dënimit vendosi gjithçka.
Ndërkohë vështirësia ishte e madhe pas barazimit pa gola në Shqipëri. Ekipi i Duros vazhdon që të krenojë Shqipërinë dhe të mos zhgënjejë me rezultatet në Europë. Pas këtij turi të kaluar, Laçi gjen në turin e dytë moldavët e Petrocub që mposhtën Florianan me shifrat 1-0 në total. /Sport Ekspres/