VIDEO/ E pabesueshme! Heroizmi i Teqjas nuk mjaftoi, Saburtalo eliminon Partizanin në “Air Albania” pas ruletës së penalltive

E vështirë për t’u besuar. Partizani i jep lamtumirën Ligës së Konferencës që në turin e parë. Megjithëse hynin në fushë me një fitore 1-0 në Gjeorgji, të kuqtë dështuan të siguronin kalimin në turin e dytë. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e veta. Ndërkohë në minutën e 53-të ishte Sigarulidze ai që heshti “Air Albania”-n me golin e tij.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan me fitoren 0-1 të Saburtalos, duke bërë që të nevojiten edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin. Partizani merr kontrollin në shtesa dhe flirton disa herë me golin, me Skukën që fal kualifikimin ballë për ballë me portierin. Gjyqtari sinjalizon fundin e lojës dhe ekipet i drejton ruletës së penalltive.

Olsi Teqja bën heroin për të kuqtë, duke pritur dy penallti, por kontributi i tij është i pamjaftueshëm. Atanaskoski, Rrapaj dhe në fund Maget humbasin 11 metërshat e tyre, duke i dhënë kualifikimin Saburtalos. Gjeorgjianët shpërthejnë menjëherë në festë, teksa sigurojnë një biletë për në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me Steauan e Bukureshtit. Ndërkohë Partizani i jep fund rrugëtimit të tij në Europë dhe i duhet të përgatitet për fillimin e kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online