“Jam më shumë i zhgënjyer me Skukën, duhet të shënonte”, Mehmeti tregon problemin e Partizanit: Duhet të ishim më altruistë

Partizani është eliminuar mbrëmjen e sotme nga Saburtalo. 120 minutat përfunduan me fitoren 0-1 të gjeorgjianëve, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive lojtarët e Saburtalos gabuan më pak, duke marrë kështu kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Mehmeti ka folur për mikrofonin e “Overspor”-it, ku ka treguar përshtypjet e tij për këtë eliminim të Partizanit.

“Mendoj që duke filluar nga ndeshja e parë që kemi pasur shumë mundësi të dyfishonim, edhe sot kishim shumë mundësi. Më vjen shumë keq. Kur shkon deri te penalltitë është çështje fati. I falenderoj çunat për atë që dhanë. Kishim disa mundësi, si Skuka që ishte ballë për ballë me portierin. Jam më shumë i zhgënjyer me Skukën, sepse duhet ta kishte shënuar atë mundësi, pastaj për penalltitë. Duhet të ishin më altruistë lojtarët me njëri-tjetrin. Me Skukën, me Rrapajn. Kishim dy mundësi me Skukën që mund të kishte pasuar për Rrapajn. Në të tilla kompeticione me lojtarë që kanë eksperiencë nuk të japin mundësinë të kenë shumë raste”, ka deklaruar Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online