Nevil Dede dhe Elvin Beqiri bëhen gati të veshin tutat dhe të zbresin në fushë, pasi Shqipëria U19 dhe ajo U17 kanë punë për të bërë. Të rinjtë kuqezi do t’i nënshtrohen një “zbori” në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërkohë që do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqëore.
Dede, nesër do të dalë në konferencë për shtyp prej orës 10:00. Aty do të zbulohet edhe lista e lojtarëve të grumbulluar. E njëjtë situata edhe me Shqipërinë U17, por kuqezinjtë e Beqiriti do të zhvendosen në Turqi dhe do të marrin pjesë në një turne.
“Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në 2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP , kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit. Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra Kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbaxhjani dhe Moldavia. Ndeshjet zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar”, njofton FSHF përmes zyrës së shtypit.