Në këto momente Shqipëria U15 po zhvillon një takim miqësor me 15-vjeçarët e Malit të Zi. Ndeshja ka nisur mbarë për skuadrën e drejtuar nga Eqerem Memushaj, pasi goli ka ardhur vetëm pak pasi kishin kaluar 10 sekonda lojë.
Një gol historik i realizuar nga ana e Melsi Cereni, i cili me shumë gjasa ka vënë një rekord që vështirë se do të thyhet për shumë kohë. Bëhet fjalë për një lojtar vetëm 14 vjeç, i cili ka shënuar një gol që për të do të jetë shumë i veçantë dhe do mbahet mend gjatë.