Shqipëria U-21 humb shansin e hakmarrjes kundër Finlandës, kuqezinjtë ndajnë vendin e 2 në grup me Rumaninë

Shqipëria U-21 ka luajtur kundër Finlandës U-21, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Pavarësisht rasteve të shumta që janë krijuar nga të dy ekipet, në fund ndeshja është mbyllur në barazimin 0-0.

Një paraqitje e kënaqshme e tifozëve në Air Albania, teksa FSHF kishte vendosur që hyrja të ishte falas. Ndërkohë ndeshja e parë ishte fituar nga Finlanda në shifrat 4-1. Pas këtij takimi, Shqipëria mban vendin e dytë së bashku me Rumaninë me 10 pikë, por kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje më tepër. /Sport Ekspres/