Nuk do t’i shpëtojë asgjë! Nuk ka rëndësi që është miqësore, shikoni se çfarë bëri Silvinjo para ndeshjes me Kilin

“Në fjalorin tim nuk ka ndeshje miqësore”! Nëse shumëkush e mori deri diku të ekzagjeruar shprehjen e Silvinjos, në fakt, është kjo mënyra sesi trajneri ynë i shikon realisht përballjet. Serioziteti, fokusimi dhe përqendrimi i tij është parë qartazi edhe në konferencën për shtyp.

Gjatë kohës që Gjimshiti po fliste në gjuhën shqipe, Silvinjo i kërkonte Fatjon Kodrës që t’i përkëthente në kohë reale çdo fjalë që po thuhej nga mbrojtësi i Shqipërisë. Këtë taktikë trajneri e ka përdorur në çdo ndeshje kualifikuese, por së fundmi edhe para një miqësore. /Sport Ekspres/