Armenia i ktheu flamurin përmbys, Kosova hakmerret ndaj armenëve me Rashicën

Kosova ka fituar miqësoren kundër Armenisë me rezultatin 0-1. Një hakmarrje e ëmbël për dardanët pas veprimit të ulët të armenëve. Të kuqtë vendosën të përmbysur flamurin e Kosovës në fanellën e tyre. Një gjest skandaloz, që nuk është pritur aspak mirë nga pala shqiptare.

Por hakmarrja nuk vonoi. Milot Rashica shkundi rrjetën në minutën e 25 të takimit, i cili ishte edhe i vetmi i shënuar në këtë ndeshje. Dardanët do të zbresin sërish në fushën e lojës në datën 26 mars, kur do të masin forcat me Hungarinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/