Shqipëria po jep sinjale pozitive nga moshat, tani është Kombëtarja e Ardi Beharit që mund Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të mërkurë testin e parë miqësor të programuar ndaj Malit të Zi U-18, të luajtur në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër. Një paraqitje e mirë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ardi Behari, që arriti të fitonte me rezultatin e pastër, 2-0. Golat e fitores u shënuan nga Erald Krasniqi dhe Zylyf Muça, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar. Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri, Zylyf Muça, Arlind Kurti, Enriko Deri, Ardit Nuredini, Orgito Ruci, Daniel Tarko, Leonard Muça, Erald Krasniqi, Luis Buzi dhe Asim Salo.

Ndeshja nis e balancuar me kuqezinjtë që janë më kërkues, teksa qarkullojnë e kontrollojnë mirë topin. Djemtë e drejtuar nga Ardi Behari krijojnë disa raste, por i mungon finalizimi në pjesën e parë të takimit. Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë gjejnë dy gola brenda tre minutave, fillimisht me një penallti të fituar nga Orgito Ruçi e që ekzekutohet saktë nga Zylyf Muça, i cili zhbllokon kështu rezultatin për ekipin kuqezi. Në minutën e 70-të, Erald Krasniqi dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një goditje të bukur brenda zone, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Kuqezinjtë arrijnë të ruajnë rezultatin deri në fundin e takimit, duke fituar kështu ndeshjen e parë.  Një provë mjaft e mirë për Shqipërinë U-18, që të enjten do të zhvillojë miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi U-18. Këtë herë ndeshja do të luhet në  në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë në ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online