Ekskluzive/ Ja se kush ndikoi te Andreas Ndoji që la Shqipërinë për Greqinë! E mbani mend Lazaros Rota? Për ta do jesh gjithmonë…”shqiptar mu..”

Andreas Ndoji është tema e momentit sa i përket futbollistëve shqiptarë. Vetëm 19-vjeç dhe ky lojtar ka arritur që të marrë vendin e titullarit te ekipi i parë i Olimpiakosit. Frika ishte e madhe se Ndoji do të braktiste Kombëtaren Shqiptare, kishte ndodhur edhe më herët.

Në fillim do ta niste me Shqipërinë U-16, do të vazhdonte me Greqinë U-17 dhe U-19, për të vazhduar sërish me Shqipërinë U-21. Pra vëmendja nga kuqezinjtë nuk i ka munguar kurrë, por lojtari ka zgjedhur në bazë të formës së momentit. Kur harrohej nga helenët, kthehej në atdhe.

Por çfarë ndodhi realisht që Ndoj u largua përsëri nga Shqipëria? “Sport Ekspres” konfirmon se vetë futbollisti ka qenë i kënaqur nga Kombëtarja dhe kishte harmoni me shokët e ekipit. Babai i tij ishte i vetmi që ndikoi dhe kërkonte që djali të përfaqësonte Greqinë. Për të nuk kishte diskutime, nga Shqipëria duhej t’i përgjeroheshin dhe t’i shtronin tapetin e kuq: “Djali im luan te Olimpiakosi”.

Kontaktet kanë vazhduar gjatë gjithë kohës nga ana e babait me Federatën Greke të Futbollit, ndërsa te Shqipëria, mendonin se një lëvizje e tillë nuk do të ndodhte kurrë pasi vetë lojtari është shfaqur i lumtur nën ngjyrat kuqezi dhe nuk ka pasur kurrë dyshime(nga thirrjet e fundit). Gjithçka ndryshoi brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë Ndoji nuk duhet të harrojë se asnjë prej futbollistëve shqiptarë që ka zgjedhur Greqinë nuk ka arritur të shkëlqejë, përkundrazi, për rastësi ose jo të fatit, të gjithë kanë dështuar. Rasti i fundit ishte i Durmishajt që tani askush nuk e di se ku luan ky sulmues “i madh”. Për të mos harruar rastin e nëntorit të vitit 2021, teksa lojtari shqiptar i AEK që kishte zgjedhur sërish Greqinë për të përfaqësuar, Lazaros Rota, u etiketua nga tifozët grekë pas ndeshjes si: “Shqiptar mu..”. Këto ishin thirrjet për të teksa largohej nga fusha e lojës. Pra pavarësisht dëshirës për të qenë grekë, në momentin që Ndoji do të kalojë luhatje në karrierë, thirrje si ato të Rotas do të dëgjojë shpesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online