“Shqipëria nuk pyet për askënd”, Alban Bushi ua thotë prerë: Le ta dinë, t’i vendosin gishtin kokës

Shqipëria U-21 po vazhdon me paraqitjet pozitive dhe duke bindur opinionin sportiv. Këtë herë kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e kishin të pamundur që të provonin veten kundër Kombëtareve të tjera në Europë për shkak të situatës së pandemisë.

Për këtë arsye u ndërrua edhe programi teksa ndeshja e parë miqësore u zhvillua ndaj Apolonisë, duke fituar në shifrat e thella. Më pas do të luhej kundër Tiranës, ku pavarësisht se ishin me një lojtar më pak për më shumë se 45 minuta, shpresat arritën të barazonin dhe ishin pranë fitores. Në fund Alban Bushi u ka dhënë edhe një mesazh të qartë futbollistëve, në fjalët që raportohen nga “ABC News”.

“Mendoj se objektivi ynë u realizua në këto miqësore. Pashë nga afër shumë lojtarë. Disa më pëlqyen nga grinta dhe karakteri, por ka edhe nga ata që duhet t’i vënë gishtin kokës dhe ta dinë se këtu është ekip kombëtar dhe Shqipëria nuk pyet për asnjë lojtar.

Thjesht duhet të japësh maksimumin kur luan me fanellën e kombëtares. Nuk më intereson se sa i mirë je ti, apo sa gola ke bërë ti. Nëse në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje nuk jep maksimumin, atëherë nuk ka vend në ekip kombëtar”, ka thënë Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online