Shqipëria nuk e gabon startin, tradita vazhdon

Fillimi i mbarë gjysma e punës i thuhet, por Shqipëria ka plot 16 vite që i nis mbarë mund të thuhet kualifikueset për çdo kompeticion ndërkombëtar. Që nga viti 2002 skuadra kuqezi ka mundur në të gjitha kualifikueset, si ato të Europianit ashtu dhe ato të Botërorit që të marrë minimalisht nga një pikë në ndeshjen hapëse.

Më poshtë do ju sjellim të gjitha ndeshjet e para të nëntë edicioneve të fundit kualifikuese për në Kampionatin Europian, Kampionatin Botëror dhe së fundmi të Ligës së Kombeve. Ndoshta rastësi, por tradita ruhet dhe për më shumë se një dekadë e gjysmë asnjë skuadër nuk i shkakton humbje kuqezinjve që në start.

Në vitin 2002 Shqipëria barazoi 1-1 me Zvicrën në kualifikueset e Europianit, ndërsa dy vite më vonë triumfoi në “Qemal Stafa” me Greqinë në një ndeshje të madhe, sërish në takimin që ngrinte siparin e kualifikuesve të Botërorit. Edhe në vitin 2006, në kualifikueset për në Europian, Shqipëria barazonte 2-2 me Bjellorusinë në sfidën hapëse.

Vijon tradita dhe në 2008-ën me barazimin në Shqipëri me Suedinë, ashtu si dhe në kualifikueset e radhës të Europianit në 2010 me një barazim 1-1 në Rumani.

Në 2012 shumë prej jush mund ta mbajnë ende mend triumfin e arritur ndaj Qipros. Më pas vijmë tek suksesi në Portugali, që i hapi udhë një historie të artë për kuqezinjtë. Në fund është ndeshja në kualifikueset për në Botërorin e Rusisë, ku e nisëm mbarë në sfidën me Maqedonin me një fitore 2-1 në ndeshjen e “çuditshme” të “Loro Boriçit”.

Edhe në Ligën e Kombeve ruhet tradita dhe Shqipëria regjistron kështu edicionin e nëntë që e nis pa humbje fazën kualifikuese të kompeticioneve të UEFA-s.

Ndeshjet e para në 9 edicionet e fundit të kualifikueseve për Europian, Botëror dhe Ligës së Kombeve!

12/10/02  Shqipëri 1 – 1 Zvicër (Kualifikueset për Europian)

04/09/04  Shqipëri 2 – 1 Greqi (Kualifikueset për Botëror)

02/09/06  Bjellorusi 2 – 2 Shqipëri (Kualifikueset për Europian)

06/09/08  Shqipëri 0 – 0 Suedi (Kualifikueset për Botëror)

03/09/10  Rumani 1 – 1 Shqipëri (Kualifikueset për Europian)

07/09/12  Shqipëri 3 – 1 Qipro (Kualifikueset për Botëror)

07/09/14  Portugali 0 – 1 Shqipëri (Kualifikueset për Europian)

06/09/16  Shqipëri  2 – 1 Maqedoni (Kualifikueset për Botëror)

07/09/18  Shqipëri  1 – 0 Izrael (Liga e Kombeve)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online