Shqipëria në grupin C të Ligës së Kombeve

Jo vetëm Europian dhe kualifikueset e Botërorit. Shqipëria është gati për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në  vazon e dytë të grupit (Ligës) C të Ligës së Kombeve, momentalisht me Skocinë, Malin e Zi dhe ZSerbinë, por zor se UEFA do të lejojë sërish përballje me Serbinë. Kombëtarja e Kosovës është në grupin D, vazo e dytë të këtij kompeticioni, momentalisht me Letoninë, Maqedoninë dhe Ishujt Faroe. Dy kombëtaret shqiptare në Europë janë larg njëra-tjetrës. Vetëm disa muaj më parë Shqipëria ishte në vazon e dytë të kësaj renditje. Ndërkohë që kuqezinjtë mund të ngjiten edhe më lart në renditjen e përfaqësueseve europiane. Liga e Kombeve ose kampionati më i ri që do të nisë në vitin në sezonin 2018-2019 dhe që do zgjasë gati një vit është gati dhe quhet Liga e Kombeve.

Kampionati do të ketë sfida që do të zhvillohen brenda një harku kohor prej dhjetë muajsh, ndërsa formati do t’i ngjasojë një kampionati kombëtar, me skuadra që grumbullojnë pikë, por edhe me ekipe që do të bien nga kategoria (grupi dhe vazoja). Liga e Kombeve do të përbëhet nga 4 divizione, ku çdo divizion do të ndahet në 4 grupe me 3-4 skuadra, kështu ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në divizionet A–B–C–D. Projekti i UEFA-s i konfirmuar në Azerbajxhan konsiston në krijimin e katër grupeve në kategori të ndryshme, me ngjitje dhe rënie nga këto kategori, sikundër ndodh në kampionatet normale.

Kombëtare të tilla si Italia, Anglia, Gjermania, Spanja, Franca, Holanda dhe Portugalia janë koka grupi. Fitueset e katër divizioneve do të marrin pjesë në një “final four” (katër finalistët), i cili mund të luhet në një vend neutral në verën e një viti pa kompeticione ndërkombëtare. Gjithashtu, fituesit e çdo divizioni, përveçse do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, gjithashtu do kenë shansin dhe për të fituar një vend direkt për në Europianin e ardhshëm. Ideja për krijimin e një lige të re lindi rreth 4 vite më parë me qëllim që skuadrat përfaqësuese të kenë më shumë takime mes tyre përveç atyre të kampionateve evropiane, botërore apo miqësoreve.

5.25% mundësi ka Shqipëria të jetë në vazon e dytë të Ligës së Kombeve

94.75% ka shanse ekipi ynë kombëtar të jetë në vazon e tretë të Ligës së Kombeve

Grupi A

Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjkë, Spanjë

Vazo 2: Angli, Itali, Zvicër, Poloni

Vazo 3: Francë, Kroaci, Islandë, Austri

Grupi B

Vazo 1: Bosnjë-Hercegovinë, Holandë, Uells, Sllovaki

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Irlandë, Rusi

Vazo 3: Irlandë e Veriut, Turqi, Çeki, Hungari

Grupi C

Vazo 1: Rumani, Danimarkë, Greqi, Slloveni

Vazo 2: Shqipëri, Skoci, Serbi, Mali i Zi

Vazo 3: Izrael, Norvegji, Bullgari, Qipro

Vazo 4: Lituani, Estoni, Finlandë

Grupi D

Vazo 1: Bjellorusi, Azerbajxhan, Armeni, Gjeorgji

Vazo 2: Letoni, Kosovë, FYR Maqedoni, Ishujt Faroe

Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Luksemburg, Litenshtejn

Vazo 4: Maltë, Andorrë, San Marino, Gjibraltar

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online