“Nuk jam këtu se më ka ndihmuar njeri”, Ahmataj flet pas përmbysjes: Kam ardhur me meritë këtu ku jam, nuk frikësohem shumë

“Abissnet Superiore” ka nisur me spektakël. Derbi mes Dinamos dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 2-3 për bardheblutë. Pjesa e parë u dominua nga dinamovitët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 24-t me anë të Kaçorrit. Ndërkohë, vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë të lojës, Andoni dyfishoi shifrat. Lojtari i Dinamos përfitoi nga një dalje e portierit të Tiranës dhe gjeti rrugën e rrjetës nga një distancë e largët.

Kur dukej se ndeshja kishte marrë fund për bardheblutë, atëherë erdhi edhe kthesa. Tre minuta i mjaftuan ekipit të Ahmatajt për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Hoxhallari në të 56-n dhe Haxhiu në të 59-n kthyen shifrat në baraspeshë, ndërsa Latifi në minutën e 84-t përmbysi rezultatin me një gjuajte në stilin panenka nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana merr kështu tre pikët e para për vitin 2024 dhe mbetet në top 4-shen e kampionatit. Pas përfundimit të  ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Ahmataj (Tirana): “Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë. Presioni i rezultatit ndikon. Luajtëm një ndeshje nga fillimi në fund me presionin për ta fituar këtë ndeshje. Arritëm ta mbanim kundërshtarin në presion, përveç dy aksidenteve (rastet e golave) që patëm. Periudha e shkëputjes së kampionatit nuk na ka ndikuar pozitivisht, pasi jep një mungesë përqendrimi te lojtarët. Janë elemente që duhet t’i përmirësojmë. Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe akoma nuk janë në 100%-shin e tyre. Ata do e çojnë skuadrën një nivel më lart. Lojtarët e stolit i dhanë një marsh më shumë lojës dhe e dërguan skuadrën te fitorja. Kanë një meritë të madhe. Lojtarët të luajnë pa presionin e rezultatit, sepse atë e mban trajneri. Kështu është futbolli. Deri këtu ku unë jam nuk e kam arritur se më ka ndihmuar njeri. E kam merituar këtë vend. Do punoj dhe e meritoj me aftësitë që kam. Nuk frikësohem kurrë nga një pozitë e tillë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online