Shqipëria luan sot në stadiumin “Hampden Park” takimin e dytë në Ligës së Kombeve, këtë herë ndaj Skocisë, e cila shihet si pretendentja në grupin tonë. Pas fitores minimale me Izraelin skuadra e Kristina Panuccit synon një tjetër sukses, që do ta afronte ekipin tonë përfaqësues shumë me arritjen e vendit të parë.
Nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë, pasi kuqezinjtë do të luajnë në një stadium që konsiderohet si një ndër më të “zjarrtit” në botë, por dhe kundër një skuadre me shumë cilësi që në përbërje ka futbollistë që luajnë në ekipe me emër në Europë. Skocia luan një futboll mjaft të shpejtë dhe do të jetë hera e parë që Shqipëria do të luajë ndaj ekipet nga Mbretëria e Bashkuar.
Nëse skuadra e tij do të zbresë në tokën skoceze për të parën herë, trajneri Kristian Panuçi ka shkruar historinë herën e fundit që ka vizituar këtë vend. Kujtojmë që më 17 nëntorin e 2007, trajneri i kombëtares tonë sot realizoi në kohën shtesë një gol që i dha kualifikimin italianëve për në Europian.
Nuk ka shumë llogari, në një grup me 3 skuadra, nëse do të kishim 6 pikë në 2 ndeshjet e para, sigurisht që do të ishim matematikisht skuadra më e favorizuar për të zënë vendin e parë dhe për të shpresuar se do të shfrytëzonim maksimalisht rrugën alternative për të shkuar në Europian, ose më saktë do të kishim një garanci më shumë.
Në Gllazgou shqiponjat do të kërkojnë një tjetër fitore që do i shumëzonte me zero ato rezultate të arritur në ndeshjet miqësore para se të niste rrugëtimi në Ligën e Kombeve. Skuadra zbriti në fushë vetëm pak ditë më parë dhe ka pasur një udhëtim të gjatë, çka mund të ketë dhe ndikimin e saj, por Shqipëria ka mundësinë sot të tregojë se tani është rritur dhe se kualifikimi në Europianin e vitit 2016 nuk ishte një rastësi.