Shqipëria me autobus drejt Strumicës, për të rishkruar historinë

Për herë të parë në demokraci, prej fillimit të viteve ’90, Shqipëria do ta bëjë me autobus udhëtimin për një ndeshje zyrtare jashtë fushe.

Sot në orën 14.00 kuqezinjtë do të nisen nga Elbasani për në Shkup, një zgjedhje logjike, duke parë se janë vetëm 250 km pak a shumë, ndërsa nuk kia vlente kthimi në Tiranë, transferimi drejt Rinasit dhe prenotimi i një fluturimi për në kryeqytetin maqedonas. Në Strumicë janë vetëm dy hotele, njëri për Maqedoninë e tjetri për Shqipërinë

Me autobus kemi shkuar edhe për një miqësore në vitin 2011, ku kemi barazuar 0-0 në Maqedoni, ndërkohë që udhëtim me autobus kemi bërë edhe për një miqësore në Malin e Zi, në vitin 2010, ku fituam 1-0, ndaj mund të jetë një ogur i mirë ky udhëtim.

Kundër Maqedonisë miqësoren e parë e kemi luajtur në vitin 1994, duke u mundur 5-1, në një ndeshje me shumë probleme, racizëm e dhunë verbale.

Me Maqedoninë jemi ndeshur në 9 raste, 8 prej tyre përballje miqësore. Tre fitore Maqedonia dhe tre barazime 0-0. Në Maqedoni nuk na ecën, sepse kemi humbur 3 herë dhe kemi marrë vetëm një barazim.

PËRBALLJET SHQIPËRI – MAQEDONI

06/09/2016 Shqipëri – Maqedoni        2-1 (Kualifikuese)

15/11/2011 Maqedoni – Shqipëri        0-0 (Miqësore)

17/11/2010 Shqipëri – Maqedoni        0-0 (Miqësore)

07/02/2007 Shqipëri – Maqedoni        0-1 (Miqësore)

20/08/2003 Maqedoni – Shqipëri        2-0 (Miqësore)

05/01/2002 Shqipëri – Maqedoni        0-0 (Miqësore, Bahrain)

26/04/2000 Shqipëri – Maqedoni         1-0 (Miqësore)

10/02/1999 Shqipëri – Maqedoni        2-0 (Miqësore)

14/05/1994 Maqedoni – Shqipëri         5-1 (Miqësore)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *