Shqipëria luan sfidën më të rëndësishme kundër Polonisë, “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm për biletat

Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të kualifikueseve për Euro 2024 në datën 10 shtator. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në një sfidë që do të përcaktojë shumë për fatet e grupit. “Tifozat Kuq e Zi” kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme sa i përket shitjes së biletave për këtë duel. “TKZ” njofton të gjithë të interesuarit që të bëjnë rezervimin e biletës përpara datës 25 gusht. Çmimi për të qenë i pranishëm në stadium për të mbështetur Kombëtaren është  vetëm 1500 lekë.

“Të dashur Tifoza Kuq e Zi, në vijim të ndeshjeve eliminatore për kampionatin UEFA EURO 2024, ju ftojmë që të na bashkoheni në organizimin tonë të radhës: SHQIPËRI – Poloni, 10 shtator 2023, ora 20:45, stadiumi “Air Albania”. Çmimi i biletës: 1500 lekë/ 15€ .Afati i fundit për rezervim: 25 gusht 2023, ora 21:00.

KUJDES! Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët e tifogrupit! Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë. Biletat janë të limituara prandaj afati për rezervim mund të mbyllet më herët se data 25 gusht 2023. O sa mirë me qenë Shqiptar”, ka njoftuar grupimi “Tifozat Kuq e Zi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online