Shqipëria nuk duhet të zhgënjejë në ndeshjet e shtatorit, kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin në Europian dhe fitorja kundër Polonisë mbetet një detyrim. Por fillimisht ekipi i drejtuar nga Silvinjo duhet që përballet në transfertën e Çekisë, atje ku kërkohet një tjetër rezultat pozitiv.
Për të mbërritur në këtë sukses, Kombëtarja kërkon regjisorin. Shpresat e mëdha janë te Kristjan Asllani duke ditur potencialin që ky lojtar zotëron, pavarësisht minutave të pakta që ka marrë te Interi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/