Ky është momenti për Myrto Uzunin, koha që t’i dhurojë 3 pikëshin e parë të vërtetë Shqipërisë

Shqipëria do të luajë dy finale të rëndësishme në muajin shtator, kundër Cekisë dhe Polonisë. Në rast suksesi, kuqezinjtë do të shkojnë në Europianin e Gjermanisë. A do të jetë ky momenti ideal për Myrto Uzunin me fanellën e Kombëtares?

Deri tani ky lojtar është disi “i bllokuar” me fanellën kuqezi, pavarësisht se ka shpërthyer në ekip duke u kthyer në idhullin e tifozëve të Granadas. Fati i keq e ka ndjekur te Shqipëria dhe tani është koha për të thyer mallkimin.

Golat e Myrto Uzunit me fanellën kuqezi kanë qenë të pakët dhe jo me vlerë tre pikëshi, duke i shënuar kryesisht ekipeve të vogla dhe Izraelit, por në atë rast shërbeu vetëm për ngushtim të diferencësë së humbjes. Myrto, është koha për t’i dhënë tre pikët Shqipërisë, tani më shumë se kurrë! /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online