“Shqipëria ka ndryshuar në futboll”! Lojtari në Kazakistan tregon arsyen e veçantë se pse Partizani kalon në grupet e Conference League: Kam vëllain aty

Ka arsye dhe arsye për të mbështetur Partizanin në një duel kundër Astanës, sa i përket fazës Play Off në Conference League. Por më e veçanta ishte ajo e treguar nga ana e Shqiprim Taipit. I pyetur nga mediat në Kazakistan sa i përket ekipit që kërkon të kalojë më tej, Shqiprimi zgjedh Partizanin.

Aktualisht ky lojtar është pjesë e elitës së futbollit në Kazakistan pasi iu bashkua Kaspiy. Por mesfushori kërkon që Partizani të kalojë më tej pasi vëllai i tij, Gjelbrimi, është pjesë e të kuqëve. “Të dy ekipet duhet të tregojnë një futboll të mirë. Është e pamundur që të përcaktosh fituesin në këtë pikë. Sigurisht, unë uroj që Partizani të kalojë më tej pasi vëllai im luan te Partizani. Futbolli shqiptar po rritet shumë në nivel, ka shumë stadiume të bukura që po ndërtohen atje”, tha Shqiprimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *