Shqipëria i bën bojkot Rusisë në sport, e konfirmon Ministrja Olta Xhaçka: Nuk do të përballemi me Federatën Ruse

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të zhvillojë takimet e saj kundër Rusisë, të vlefshme për Ligën e Kombëve. Ishte planifikuar që në qershor kuqezinjtë të përballeshin me ekipin kombëtar rus, por zhvillimet e fundit me pusht.imin e Ukrainës kanë bërë që situata të marrin një tjetër rrjedhë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka konfirmuar sot se Shqipëria nuk do të zhvillojë asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në ndalimin e pu.shtimit të Ukrainës.

“Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pus.htimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushta.rake dhe spitalore, etj, për Ukrainën. Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave”, ka deklaruar Olta Xhaçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online