“Shqipëria është jashtëzakonisht e sikletshme”, trajneri i Sllovenisë këshillon kroatët: Ua theksoj, mos i nënvlerësoni

Shqipëria dhe Kroacia do të përballen për të parën herë mes tyre dhe kjo sfidë do të ndodhë në grupet e kampionatit europian të futbollit. Kuqezinjtë do të jenë gjithashtu në të njëjtin grup me Italinë dhe Spanjën. Vëmendja është e gjitha te këto dy Kombëtare, por trajneri i Sllovenisë këshillon kroatët të mos nënvlerësojnë Shqipërinë. Në një interistë të gjatë të dhënë për “Net.hr”, Matjaz Keku ka thënë se Kombëtarja shqiptare është shumë e sikletshme për t’u pasur përballë, prandaj duhet treguar kujdes.

“Është e qartë që nuk është grupi më i lehtë për Kroainë. Rivalët mund të kishin qenë më të përshtatshëm, ata janë rivalë që mund të të çojnë në probleme të mëdha. Por këta janë kundërshtarë për të cilët Daliçi nuk do të ketë nevojë për asnjë fjalim motivues. Luani kundër Spanjës, Italisë, ky do të jetë vetë motivimi që duhet t’ju mbajë ju. Gjithsesi, unë theksoj një gjë në veçanti: ‘Shqipëria nuk duhet të nënvlerësohet’. Shqipëria ishte e para në grupin e saj kualifikue. Janë jashtëzakonisht të sikletshëm. Normalisht, në grupin tuaj unë mbështes Kroacinë. Sigurisht, grupi juaj sjell emocione të mëdha”, ka thënë Matjaz Kek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online