“Shqipëria e kërkoi që në fillim fitoren”, Demollari vlerëson Kombëtaren: Ishin të motivuar, kalohet edhe Bjellorusia

Sulejman Demollari ka vlerësuar performancën e treguar nga ana e Shqipërisë në përballjen kundër Kazakistanit. Figura e njohur e kuqezinjëve që dha shumë për këtë fanellë është bindur nga performanca e zhvilluar në mbrëmjen e djeshme.

Gjatë një interviste për “Report TV”, Demollari thekson motivimin dhe dëshirën që patën nga minuta e parë futbollistët për të mbërritur te rezultati pozitiv. Gjithashtu kur flitet për ndeshjen kundër Bjellorusisë nuk ka shumë dyshime mbi triumfin nëse do të vazhdohet në këtë formë.

“U pa një grup që e kërkoi që në fillim rezultatin. Ishte një ekip i motivuar dhe nga ana tekniko taktike funksionoi. Ekipi shfaqi edhe dëshirën ku të gjithë futbollistët dhanë më të mirën e mundshme. Bjellorusia? Unë them mundësia është, është edhe momenti pavarësisht se ne kërkojmë vetëm fitoren. Një mesazh i imi është që të gjithë lojtarët që do të aktivizohen, por edhe ata që do qëndrojnë në pankinë, të përkushtohen, të japin maksimumin dhe nëqoftëse është e mundur më shumë se kaq. Kam besim që kjo ndeshje do kalohet me sukses dhe do të arrihet fitorja”, u shpreh Demollari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online