Mbrojtja me Rejën ka statistika mbresëlënëse, po gjendet mënyra edhe për të zhbllokuar sulmuesit

Shqipëria me triumfin ndaj Kazakistanit shënoi fitoren e parë në stadiumin e ri “Air Albania”. Për më shumë, kuqezinjtë nuk kishin shënuar asnjë gol në arenën më të madhe kombëtare.  Ndaj Kazakistanit duhej me patjetër tri pikëshi dhe djemtë e Edi Rejës ia arritën më së miri për të mbajtur gjallë ëndrrën e vendit të parë në grup, që do të ndahet mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Nëse sulmi nuk ishte duke funksionuar shumë mirë, mbrojta ka qenë një nga repartet solide. Në 6 ndeshjet e fundit, Kombëtarja jonë ka pësuar vetëm 3 gola, mes tyre 2 aksidental, duke treguar dhe njëherë që kualitetet në prapavijë që bëjnë diferencën, pavarësisht ndryshimeve të shumta për shkak të luksit të zgjedhjeve. Megjithatë sfidë për Edi Rejan është edhe reparti i sulmit.

Për të rritur efikasitetin në sulm, penalltinë në ditën e djeshme e mori Manaj në mënyrë që të gjente zhbllokimin. Ndërsa në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, ishte Balaj që arriti të gjente rrugën e rrjetës. Pa harruar edhe golin e parë kundër Kazakistanit që mbërriti nga e Sokol Cikalleshit. Në këtë mënyrë trajneri Edi Reja është siguruar që të gjithë sulmuesit të marrin motivimin e duhur, që edhe ky repart të funksionojë më së miri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online