Dhe kanë dyshime për më të mirin në histori! Sot futboll ledhatimesh, video e Maradonës i tregon të gjitha

Diego Armando Maradona është padyshim një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Në kohën kur ishte lojtar i Napolit, klubi u bë mjaft i njohur në kampionatin italian, por edhe në arenën ndërkombëtare. Nën udhëheqjen e këtij lideri, Argjentina fitoi botërorin në vitin 1986, ndërsa Napoli u shpall kampion i Serisë A në vitin 1987 dhe 1990.

Në fundin e viteve 90, mbrojtësve u lejohej të bënin ndërhyrje më agresive ndaj kundërshtarëve në krahasim me ditët e sotme. Maradona ishte mjaft i shpejtë në fushë, saqë e vetmja mënyrë për ta ndalur ishte të shkaktoje faull. Ndërsa në ditët e sotme, loja e zhvilluar në fushë është më taktikte dhe me thjesht një prekje të lehtë mund të shkaktosh faull, ku mjafton të ndikosh në humbjen e ekuilibrit të kundërshtarit.

Si pasojë e kësaj metode kemi parë shumë shpesh që lojtarë të ndryshëm si Nejmar apo Ronaldo të simulojnë në fushën e lojës. Më poshtë keni mundësinë të shikoni një video me kohëzgjatje 2 minuta, ku mbrojtësit kryejnë ndërhyrje  brutale ndaj Maradonës. Kjo video përkufizon historinë e futbollit të viteve 1980-1990 dhe futbollit të sotëm. Atëherë, mund të bëjmë krahasime ende p?r më të mirin në histori? /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online