Shqipëria U19 ka marrë një fitore të pastër 2-0 në miqësoren me Malin e Zi. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka shënuar nga një gol për pjesë dhe protagoniste ka qenë sulmuesja Mesuare Begallo.
Futbollistja e Tirana AS ka shënuar golin e parë që në minutën e 30-të, ndërkohë që në pjesën e dytë ka shënuar sërish, duke i dhënë fitoren kombëtares kuqezi.
MIQËSORE – E ENJTE, MË 27 SHTATOR
Mal i Zi – Shqipëri 0-2
Golat: Begallo 30’, 60’
Shqipëria U19 po përgatitet për paraeliminatoret e Europianit. Në Holandë nga data 3 tetor deri në 9 tetor do të përballen me Holandën vendase, Poloninë dhe Bjellorusinë.
PROGRAMI I NDESHJEVE
3 Tetor, ora 19:00
Holandë-Shqipëri
6 Tetor, ora 12:00
Poloni-Shqipëri
9 Tetor, ora 19:00
Shqipëri-Bjellorusi