Shqipëria e Bushit shumë fatkeqe, bie në shtesë

0

Fat i keq, mund të quhet, edhe pse Shqipëria shpesh vite më parë mundej në fund dhe nuk ishte vetëm fat i keq. Sot në mbrëmje Shqipëria U-21 u mund 1-0 në Irlandën e Veriut, duke pësuar gol në fundin e ndeshjes, në shtesë.

Kuqezinjtë u thyen nga një 11-metërsh shkaktuar nga lojtari ynë kryesor, Keidi Bare, i cili doli edhe me karton të kuq.

Një ndeshje e mirë e skuadrës së Alban Bushit, sepse realisht ishim superiorë gjatë 90 minutave ndaj irlandezo-veriorëve, duke i shkuar shumë pranë golit në fundin e takimit, para se të ndodhte “gjëma”, duke hedhur poshtë një pikë.

Gjithsesi, ishte një ndeshje ku barazimi nuk i vlente askujt, ndaj edhe Bushi në pjesën e dytë u mundua ta bënte sa më sulmuese skuadrën, por duket qartë që në sulm na mungon pasimi i fundit dhe mungesa e Endri Çekiçit ishte ndoshta vendimtare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.