Shqipëria e Bogdanit, sa shumë lojtarë nga kampionati shqiptar!

Shqipëria U19 zhvillon dy ndeshje miqësore kundër Islandës më 8 dhe 10 shtator. Trajneri Erjon Bogdani do të shohë edhe njëherë gjendjen e lojtarëve të tij para ndeshjeve kualifikuese të Europianit që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Kreu i pankinës kuqezi ka shpallur edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion dhe sytë janë hedhur edhe nga kampionati shqiptar. Lista është e zgjeruar, pasi janë ftuar 28 lojtarë.  

Ndeshja e parë me Islandën luhet më 8 shtator në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës prej orës 16:00. Dy ditë më pas, në të njëjtin orar,  takimi tjetër luhet në “Elbasan Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *